Standard.al

A do të preket ekonomia shqiptare nga koronavirusit? Guvernatori Sejko: Do të ketë krizë dhe goditje negative

0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur sot për situatën ekonomike në vend dhe si po përballohet kriza e shkaktuar nga COVID-19. Në një lidhje me emision “Open”, Sejko u shrpeh se ekonomia shqiptare do të goditet nga kjo krizë.

“Fatkeqësisht edhe ekonomia shqiptare do të goditet dhe kjo goditje është negative. Janë ekonomitë e SHBA-së, Kinës dhe eurozonës që kanë parashikuar një reçension të thellë. Unë nuk mund të jap një shifër të saktë, por ekonomia shqiptare do pësojë një goditje negative”, u shpreh Sejko.

Më tej gjatë intervistës ka folur dhe për marrëveshjen që ka nënshkruar me Edi Ramën për shtyrjen e pagesës së kredive. Ai tha se të gjitha bankat kanë bërë shtyrje të kredive. “Kemi zhvilluar një video-konferencë me drejtuesit e bankave dhe më siguruan që kreditë po shtyhen”, u shpreh Guvernatori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.