Standard.al

47,256 persona humbin jetën, mbi 930 mijë të infektuar, koronavirusi “mbërthen” botën…

0

Covid 19 vijon të jetë një kërcënim i hapur për të gjithë botën. Në 24 orët e fundit mijëra persona kanë humbur jetën në botë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Statistikat e fundit tregojnë se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID 19 ka shkuar në 47 256 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 937 567.

Ndërkohë shifrat tregojnë se deri më tani janë 194 311 pacientë.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 226,721 ndërsa të vdekur janë 5115, ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave, që ka arritur në 13,155 viktima, e ndjekur nga Spanja me 9387.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 15 dhe janë 259 të infektuar, ndërsa deri më tani fatmirësisht kanë fituar betejën 76 persona.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.