Si funksionon sistemi imunitar dhe kur nuk na mbron nga viruset?!

0
256

Sistemi imunitar përballet çdo ditë me sfida të shumta, ndërsa ne nuk e vërejmë fare. Kollitja, teshtimat, temperatura… me të gjitha këto përballet sitemit imunitar.

Sistemi jonë imunitar është tepër kompleks dhe tërë kohën përpiqet të ruajë trupin tonë. Në fakt, ekzistojnë dy sisteme imunitare në trupin e njeriut.

Sistemi i lindur imunitar

Njëri sistem ekziston që nga lindja. Ai është shumë eficientë e i shpejtë dhe kujdeset, për shembull, për gjetjen dhe luftimin e baktereve në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ky sistem nuk është i specializuar për luftë vetëm ndaj baktereve apo armiqve të veçantë, por për një luftë të përgjithshme. Funksionon shumë shpejtë, por ka një efikasitet të kufizuar dhe nuk mund të jetë tepër intensiv në luftën kundër kundërshtarëve të caktuar.

Qelizat mbrojtëse nga grupi i leukociteve janë pjesë e këtij sistemi imunitar. Leukocitet krijohen në gjëndrra dhe palcën e eshtrave.

42127167 7

Leukocitet përmes rrymimeve të gjakut kalojnë në të gjithë trupin e njeriut. Sasia tepër e lartë e leukociteve në gjak do të thotë se në trupin tonë ka ndonjë ndezje apo infektim. Mjeku e sheh këtë pas kontrollit të gjakut dhe e di se duhet të veprojë.

Por para futjes së shkaktarit të sëmundjes në trup, ai duhet të kalojë edhe disa barriera të jashtme. Në radhë të parë lëkurën dhe sistemet mbrojtëse të mukozës në gojë dhe fyt. Ato pengojnë shkaktarët e sëmundjes që të futen në trupin tonë. Ndaj edhe janë pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës. Materiet kimike, si acidet, enzimet dhe mukoza janë pjesë e këtij sistemi. Edhe ato i pengojnë bakteret apo virusët të futen në trup.

Sistemi i trashëguar imunitar

Nëse përkundër sistemit të lindur imunitar, një shkaktar i sëmundjeve megjithatë depërton në trup, atëherë aktivizohet shkalla e dytë mbrojtëse e trupit. Ky ëshë një sistem më specifik i trashëguar imunitar.

44591352 404

Për aktivizimin e tij kërkohet më shumë kohë – katër deri në shtatë ditë. Ky sistem imunitar është i specializuar kundër antigjeneve të caktuara. Ai regjistron materiet e dëmshme dhe i fut në të ashtuquajturat qelizat e memorizimit, që funksionojnë si një sistem imunitar. Ky sistem mbanë mend bakteret apo virusët të cilët kanë qenë edhe më parë në trup. Nëse ndonjë prej tyre futet sërish në trup, atëherë fillon një proces që ka ndodhur edhe më parë kundër këtij shkaktari. Në këtë sistem janë memorizuar pra mekanizmat mbrojtës, ndaj shtohet edhe efektiviteti dhe shpejtësia e veprimit ndaj shkaktarëve të sëmundjeve apo infektimeve. Ky sistem imunitar e di shumë shpejtë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj shumë sëmundje paraqiten vetëm njëherë në jetë.

Limpfocitet T

Tek shkaktarët e sëmundjeve që gjenden në inde, aktivizohen Limpfocitet T, të njohura edhe si Qelizat T. Ato i takojnë grupit të trupave të bardhë në gjak dhe krijohen në palcën e eshtrave. Limpfocitet T mund t’i dallojnë qelizat e huaja nga ato të trupit. Ato e dinë se në cilët kategori renditen qelizat.

Qelizat T shumohen jashtëzakonisht shpejtë në trup dhe janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Një nënlloj i Limpfociteve T janë qelizat vrasëse T. Detyra e tyre është që të gjejnë qelizat e sëmura dhe t’i shkatërrojnë ato. Në këtë betejë përdorin helmet qelizore, të ashtuquajturat Cytotoxine.

Limpfocitet B

16879859 404

Edhe Limpfocitet B janë pjesë e gjakut. Ato kanë për obligim që të njohin shkaktarët e sëmundjeve dhe të krijojnë antitrupa në gjak. Edhe ato janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Në këtë betejë krijojnë të ashtuquajturit B-Zell-Receptorë. Përmes tyre njihen antigjenët e huaja në trup.

Limpfocitet B krijohen në palcën e kockave. Ato mblidhen në nyjet limpfatike dhe në shpretkë. Kur të vijnë në kontakt me antigjene, i lidhin ato me B-Zell-Rezeptor dhe krijohen antitrupa të caktuar – e ashtuquajtura Imunglobulinë.

Edhe një pengesë

Por edhe nëse bakteret dhe virusët, përkundër këtyre mbrojtësve depërtojnë në sistemin imunitar, ato ende nuk e kanë arritur qëllimin e tyre. Phagocitet janë ato që i presin dhe i shkatërrojnë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë Makrophagjenet, të cilat gjenden në inde, si dhe Granulocitet, që gjenden në inde dhe gjak.

Sistemi jonë imunitar është pra shumë kompleks. Por nuk është perfekt. Mund të ketë pengesa të shumta në funksionimin e tij. Një prej tyre është sëmundja e sistemit autonom imunitar. Sistemi mbrojtës në këtë rast nuk vepron kundër qelizave të huaja, por kundër disa qelizave të veta në trup dhe shkakton ndezje.

Kështu shkaktohen sëmundjet si Multiple Sklerose, Neurodermitis, sëmundjet reumatike dhe Psoriasis.

Burimi: DW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here