Rama: Harroni kur nisi lufta, në luftë rrihet dhe 1-2 e 3 javë pa bukë, koha për ekzistencë

0
171

Me 259 të infektuar dhe 15 të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë së koronavisurit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama thotë se prioritet i qeverisë në këto momente është jeta e njerëzve, për ta fituar këtë luftë me sa më pak viktima.

Rama tha se në kohën e luftës që po jetojmë duhet fokusuar tek ekzistenca,për të mbajtur frymën gjallë dhe jo për të marrë frymë thellë, e lëre pastaj për të vrapuar. Kur gazetari Leftion Peristeri ndërhyri duke i kujtuar pagesën minimale 26 mijë lekë kryeministri reagoi duke duke thënë se qeveria e tij po ecën me kujdes për të mos përsëritur skena të ngjashme me ato të 1997 apo Piramidave.

Edi Rama: Harroni si ishte koha kur nisi lufta. Harrojeni jemi në luftë Ajo që duhet të bëjmë është të dalim në luftë me sa më pak viktima e sa më pak plagë, e luftën duhet ta bëjmë duke u fokusuar tek ekzistenca, për të mbajtur frymën gjallë dhe jo për të marrë frymë thellë, e lëre pastaj për të vrapuar.

Gazetari Leftion Peristeri: Do mbajmë frymën gjallë me 26 mijë lekë?

Edi Rama: Mos bëj llogari që nuk i bën dot ti dhe as ata që nuk e kanë problem ekzistencën dhe që i bëjnë llogaritë me vetën. Këto llogari na i lini ne që jemi në ditë-natë në pikë të hallit. Nuk ta shpjegoj do të ty këtë, dhe nuk ua shpjegoj dot atyre që si ty nuk kanë jetuar në këtë formë.  

Por ndryshe nga ty, unë e di mirë këtë që them sepse jam me mish dhe shpirt pranë atyre që disa u qajnë hallin, por nuk janë pranë tyre fare. Ata janë falënderues, janë mirëkuptues dhe janë të garantuar se nuk do të vdesin për bukë. 

Me 26, 36, apo 66, është një gjë që në kohë lufte nuk diskutohet mes atyre që nuk e kanë këtë hall, por diskutohet mes atyre që e kanë këtë halle dhe atyre që u duhet ta adresojnë. Në kohë lufte njerëzit kanë qëndruar edhe 1 javë, 2 javë dhe 3 javë pa ngrënë.

Këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar në këto ekstreme. Mund të shkojmë në këto ekstreme si vend nëse harrojmë se kush jemi, në harrojmë se nuk jemi si Amerika, që jemi një shtëpi e vogël me mundësi të kufizuara në lagjen më të vogël të Evropës. Dhe nëse lëshohemi hajde sot për sot se nesër ka perëndia. Mund të përfundojmë aty se na shpërthen i gjithë zinxhiri i bombave të armikut, por na shpërthen edhe buxheti, se është sikur të thotë një qytet i thjeshtë që po marr borxh që të kaloj nga një apartament në një kështjellë dhe në fund nuk ka as apartamentin dhe as kështjellën dhe as mendtë në kokë.

E keni parë 1997. I keni parë piramidat. Nuk ka ardhur dita atë ndërtojmë një piramidë tjetër  por të provojmë që jemi ata që themi dhe pasardhësit e atyre që u vranë 28 mijë në luftë dhe I kemi pikë referimi sot. Ajo ishte një luftë ku shkuan dhe dhanë jetën në male këtu kërkohet të qëndrosh në shtëpi, të mos qahesh por të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh.”  /oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here