Presioni i opozitës anullon tenderat, Basha: Të kthehet menjëherë në vendim të qartë qeverie! Çdo fond duhet të shkojë vetëm për situatën

0
70

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në video- konferencën e tij.

Prej më shumë dy javësh i kam kërkuar qeverisë të anullojë çdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën dhe me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19. Sot mësuam jo zyrtarisht nga faqja e Agjencisë së Prokurorimeve Publike, APP, që qeveria ka vendosur anullimin e prokurimeve.

Së pari, dua të uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Ndonëse një vendim i vonuar, më mirë vonë sesa kurrë.
Së dyti, dua t’i kërkoj qeverisë, që bën njoftime zyrtare për çështje shumë më të vogla se kjo që, këtë njoftim të APP, ta kthejë menjëherë në vendim qeveritar të qartë dhe të prerë.

Sot emergjenca është dedikimi i çdo fondi për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike, e cila sa vjen dhe rëndohet. Kërkesa e opozitës që mori mbështetjen e shmicës së shqiptarëve sot është kthyer në një njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe thirrja ime është që të kthehet menjëherë në një vendim qeveritar.

Tenderat e panevojshëm, tenderat abuzive të cilat nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare duhet të anullohen me një vendim të qartë dhe të prerë qeverie“, shprehet Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here