PD: 5 faktet pse SPAK duhet të hetojë menjëherë Xhaçkën në lidhje me tenderin e ushqimeve

0
115

Partia Demokratike pas paditjes së ministres Olta Xhaçka për dhënien e tenderit të ushqimeve tek një kompani maqedonase i bën thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë këtë vjedhje.

STATUSI I PD

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

  1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
  2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
  3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
  4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
  5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2648191768769350/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here