‘Me çek mbijetese’, Mima: Ja 4 zgjidhje për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë

0
106

Nga Florjon Mima

Shikoni paketën e ndihmës së Kosovës për qytetarët e bizneset. Masa dinjitoze, njerëzore dhe me plot sakrifica, që gjysma e kombit bën për njerezit dhe ekonominë e vet. Me një buxhet sa gjysma e ketij tonit heq menjanë trefishin e shumës sonë.

Qeveria shqiptare nga ana tjetër, ka miratuar një paketë anemike dhe tërësisht të pamjaftueshme.

Koha therret për zgjidhje madhore, pasi bëhet fjalë për ekzistencën e ekonomisë sonë e të jetës së bashkëqytetarëve tanë të cilët mund t’i shpëtojnë virusit por mund të ngelen në kthetrat e urisë, kequshqyerjes, mungesës së të ardhurave por edhe të mungesës së mallrave e sherbimeve jetike në treg.

Çfarë duhet bërë?

1. Dil mbi veten dhe anullo PPP-të e panevojshme  që ke miratuar. Pranoje që më mirë të anulohen ato sesa të pllakosë skamja në vend. Ekonomia e vendit dhe jetët e shqiptarëve kanë më shumë rëndësi se disa kontrata abuzive pa asnjë vlerë për njerëzit, dhe që kanë përpire pjesën e luanit nga buxheti.

2. Degjo zërin e sipërmarrjes. Janë ata motorrët që po fiken, por janë ata që e kanë mbushur në 30 vjet arkën e përbashket, dhe sot kur kanë nevojë, kanë të drejtën absolute të marrin nga arka e përbashkët. Nuk mundet thjesht t’u thuash ‘merrni kredi’. Kredia është një peshkaqen që po ua nguli dhembët do t’ua shqyejë mishin me llokma.

3. Jepu çekun për çdo punetor që rri në shtëpi. Çekun për mbijetesë, jo për fitimet e kompanive. Sepse po u ngjall sipërmarrja, më shumë do të kontribuojë nesër në arkën e përbashkët.

4. Lere fshatin të punojë e të prodhojë, se nga prodhimet e tyre do të ushqehet populli nesër. Edhe fermerëve jepu një çek në dore që të përballojnë pandeminë si pjesetarë dinjitoze të një familje të madhe.

Kemi rastin, një herë të vetme të sillemi si shqiptarë të mirë e solidarë. Opozita e ka berë pjesën e saj, me aq sa ka mundur. Tani është radha e qeverisë. Që të mos shkoni më në zyrë duke i bëre vetes pyetjen: “Çfare do t’u themi sot shqiptarëve, si do t’ua themi?”, por t’i bëni vetes pyetjen “Çfare do të bej sot për të shpëtuar ekonominë nga vdekja dhe shqiptarët nga mjerimi e uria?”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here