Lufta kundër koronavirusit/ Rusia ndihmon SHBA-në, u dërgon avion me pajisje mjekësore

0
126

Ditën e sotme Rusia dërgoi një avion ushtarak me pajisje mjekësore për SHBA-në për t’i ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov i cili tha se Rusia do të dërgojë një avion uhhtarak me pajisje mjekësore në SHBA.

Ai shtoi se ndihma është dakorduar të hënën me 30 mars gjatë një bisede telefonike mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit amerikanë Donald Tramp. Avioni u nis sot nga baza jashtë moskës, Tchalovsky drejt SHBA-ve.

“Trump e ka pranuar me mirënjohje këtë ndihmë humanitare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas zyrtarëve në Rusi numri i të infektuarve në këtë është 2,777, nga ku 24 prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërsa në SHBA numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm ditët e fundit duke shkuar gati 190 mijë dhe mbi 4 mijë të vdekur.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit u rënduan nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës në vitin 2014. Rusia akuzohet gjithashtu për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016, gjë që mohohet fuqimisht nga Putin.

Ndersa shumë kritikë të Moskës kanë thënë se Rusia po e përdor ndihmën si pjesë të një fushate të dezinformimit dhe propagandës, për të mbjellë frikë dhe për të forcuar imazhin e Putinit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here