Standard.al

Basha mesazh për mjekun e prekur nga koronavirusi: Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari

0

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me lajmin e trishte se mes të prekurve nga COVID-19 është dhe mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i cili u kthye ne frontin e luftës në Infektiv, pavarësisht se kishte dalë në pension.

Përmes një postimi ne ‘Facebook’ Basha thekson se doktorin Kraja nuk e ndali asgjë, por falë guximit e profesionalizmit, u rikthye pranë kolegëve. Basha i uroi shërim të shpejt profesorit.

MESAZHI I BASHES
Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.