Standard.al

A ka të drejtë Albin Kurti për zgjedhje te reja?

1

Nga Ylli Manjani

Nga facebook pashë mbrëmë një bisedë në një studio Televizioni në Kosove, Albin Kurtin.

Me thënë të drejtën ishte argumentues, bindës dhe shumë informues. Qartësisht politikan i brezit të ri, që e ka seriozisht kur flet. Dallon si nata me ditën me cilindo nga kasta e vjetër, e cila është bezdishme deri në neveri kur flet publikisht.

Mendoj se i vetmi gabim taktik dhe politik i Tij ishte shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, pa konsultën dhe dakortësinë e LDK. Është një karshillëk shumë i madh politik, të vendosësh aleatin politik para faktit të kryer. Nuk gëlltitet kollaj. Edhe Albini nuk i pranoi karshillëkun e Ministrit të tij…

Në fund të fundit Ai u mandatua Kryeministër nga aleanca me LDK dhe nuk mund ta injoronte atë, qoftë dhe me të drejtë.

Ky është një gabim jo i vogël politik, pa dyshim. Aq më tepër në kushtet kur je i detyruar të co-habitosh me politikën dhe partitë e tjera.

Nga ana tjetër edhe LDK, tregoi se mezi çkishte pritur të hiqte qafe fituesin e zgjedhjeve. Edhe kjo duket ashiqare.

Nejse, Albini është i ri e do mësojë. Por çmoj se ka të drejtë në konkluzionin se “pas mocionit të mosbesimit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje”.

Mesa e lexova dhe kuptova Kushtetutën e Kosovës, konkluzioni që mocioni i sukseshëm i mosbesimit e çon vendin në zgjedhje, është i drejtë.

Mocioni i mosbesimit në Kosovë nuk shoqërohet me votë konstruktive, pra me votimin e një Kryeministri të ri, siç e kemi ne në Kushtetutën tonë. Prandaj kur parlamenti rrëzon qeverinë, vendi shkon në zgjedhje.

Qartë fare!

Politika në Kosovë ka vërtetë në dorë të mos kompromentojë zbatimin korrekt të Kushtetutës së saj. I ftoj të mos hedhin sytë fare nga Tirana, se ska as Kushtetutë e as shtet këtej pari.

Të pakën Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, që mesa e kam ndjekur nuk heziton të ndalojë dreqninat politike kur duan të dëmtojnë shtetin.

Të shohim!

Në çdo rast Kosova mbetet shembull për t’u ndjekur!

Bravo!

1 Comment
  1. lika says

    ti je nje pyke qe din te lexojshe vetem ate qe te konvenon,gomari qe pellet!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.