Standard.al

Vijon të rritet bilanci edhe në Britaninë e Madhe/ 381 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

0

Janë shënuar 381 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën në total në betejë me këtë sëmundje shkon në 1789.

Po sot janë regjistruar 3009 të infektuar të rinj, në total 25 150 persona. Prej tyre të shëruar janë 135.

Për mediat britanike këto shifra shënojnë ditën më të zezë për Britaninë që ku shpërtheu virusi.

Ajo që është më e rënda është fakti se mes viktimave të sotme ishte edhe një 19 vjecar, pa komplikacione të tjera të shëndetit përvec koronavirusit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.