Standard.al

Tre infemiere me koronavirus, trajtuan pacientët tek Infektivi

0

Shkon në 3 numri i personave pjesë e Task-Forcës së ngritur kundër koronavirusit që preket prej COVID 19.

Andi Koraqi, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Abc Neës ka mësuar se Koraqi nuk ka shfaqur ndërlikime shëndetësore dhe është vetëizoluar.

Më herët janë identifikuar me COVID 19 dhe Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare, dhe Mirela Cami, drejtoresha e Operatorit Shëndetësor, të dy anëtar të Task-Forcës.

Abcnews.al ka mësuar se të prekur nga koronavirus janë dhe dy kryeinfermiere dhe një infermiere në spitalin Infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientët me COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë e pyetur zyrtarisht as nuk e pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë fakt.

Prej 12 marsit ministria e servir të përgatitur në media raportin ditor për situatën dhe gazetarët nuk kanë mundësi të pyesin drejtpërdrejt zyrtarët e saj për detaje rreth situatës së koronavirusit në vend.

Ndryshe ndodh në vendin fqinj.

Në Itali, ndonëse tashmë është epiqendër e COVID 19, zyrtarët e saj çdo ditë në orën 18:00 raportojnë direkt për atë qe po ndodh në vendin e tyre.

Gazetarët atje drejtojnë pyetje dhe marrin përgjigje për rreth një orë, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri ku informacioni vjen gati./AbcNews.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.