Standard.al

Shkon në 214 numri i viktimave në Turqi, 46 vetëm në 24 orë

0

46 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 214, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Turqisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 13 531, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 2704 të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, gjithsej 243 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet që nga fillimi i epidemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.