SHBA, vdes një 17-vjeçar dhe fëmija i parë në New York nga koronavirusi

0
116

Janë më shumë se 800 mijë rastet me koronavirus në botë, bën me dije Johns Hopkins University, duke zbuluar që numri i viktimave arrin në pothuajse 38 mijë. Amerika është vendi me numrin më të madh të të infektuarve 164,610, e ndjekur nga Italia 101.739 dhe Spanja 87.956.

Pikërisht në Shtetet e Bashkuara një 17-vjeçar ka vdekur pasi i është refuzuar shtrimi në spital, sepse nuk kishte sigurim shëndetësor. Në New York janë regjistruar më shumë viktima në krahasim me 11 shtatorin e vitit 2011. Mes tyre edhe fëmija i parë.

Në zemrën e gjelbërt të Big Apple është ngritur një spital fushor për pacintët e sëmurë me koronavirus. Struktura, e Samaritan’s Purse, organizatës humatare evangjeliste të North Carolina, ndodhet në Central Parl dhe mund të presë atje 68 të sëmurë. Në spitalet fushore do të jetë të gjitha aparaturat e nevojshme për të kuruar të sëmurët me Covid-19, ndryshe nga spitali fushor i Javits Center, gjithmonë në New York, që pret vetëm të sëmurët, por jo me Covid.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here