Standard.al

Kriza nga Covid-19, PD: Të anulohen 120 mln euro kontrata koncesionare, të rialokohen 140 mln euro shpenzime luks

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një videokonferencë, ka propozuar se për të përballuar pasojat në ekonomi nga shpërthimi i koronavirsit në vend, qeveria duhet të anulojë 120 milionë euro kontrata koncesionare, si dhe të rialokojë 140 milionë euro shpenzime luksi e shpenzime publike.

“Në këtë kuadër në kemi propozuar një paketë të plotë që ka të bëjë me të gjitha aspektet. Ka të bëjë me aspketin e masave në shëndetësi. Ka të bëjë me detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzkonshme. Ka të bëjë me efektet ekonomike të krizës dhe  masat që duhen marrë për të garantuar stabilitetin ekonomik të vendit. Ka të bëjë me efektet tek shtresat në nevojë, tek njerëzit që janë në vështirësi të mëdha ekonomike. Ka të bëjë me mënyrën sesi mund të garantojmë mirëfunksionimin e autoriteteve shtetërore në këtë kohë krize.

Këto propozime i kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe do vazhdojmë ti ndërmarrim këtë propozime.

Le të marrim një shembull, si mundet që Shqipëria ti dalë para dhe jo ta ndjekë pas pasojat e krizës së koronavirusit në ekonomi? Duke bërë të mundur, jo vetëm të flasim, por edhe të veprojmë. Nëse tjetër flasim dhe tjetër bëjmë atëherë kriza ekonominë do të shkatërrojë me qindra mijëra vende pune.

Përgjigjja për pyetjen ku di gjej paratë është e qartë: Anulo 120 milionë euro kontrata koncesionare si fillim Sot e ke të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore.

Rialoko 140 milion euro të tjera nga shpenzime luksi dhe nga investime publike që nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës. Kjo do të mjaftonte për të administruar të paktën 3 muaj të një situate të tillë. Të jeni të sigurt që buxheti dhe ekonomia shqiptare kanë edhe mundësi të tjera për të përballuar krizën nëse ka vullnet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.