Haradinaj flet për padinë që Rama ka ngritur ndaj tij: Do ti përgjigjem siç i takon!!!

0
259

Padia e kryeministrit Edi Rama në adresë të tij ka mbërritur në gjykatën e Prishtinës. Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të paraqitet në gjykatë konform ligjit dhe premtoi se do ti përgjigjet Ramës ashtu siç i takon.

“Kam dëgjuar se ka mbërritur në gjykatë. Ende nuk ka ardhur me rend dite për shqyrtim. Në Kosovë ka pritje për lan dhe mund të marrë kohë. Do ta kryej detyrën time bazë ligjit dhe do ti përgjigjem. Edhe zotit Rama do ti përgjigjem ashtu siç i takon. Ai ka punuar për ndarjen e Kosovës dhe kjo është shumë pak”, tha Haradinaj.

Sipas pretendimeve të Ramës, Haradinaj ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Në padinë e kryeministrit Rama, thuhet: “Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”./Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here