Standard.al

Guvernatori i New York-ut: Mbi 75 000 raste me COVID-19, e nënvlerësuam virusin

0

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha sot se zyrtarët e nënvlerësuan koronavirusin e ri dhe se ishte e nevojshme për t’u përgatitur për kulmin e shpërthimit.

“Jam lodhur duke qenë prapa këtij virusi. Ne kemi qenë pas këtij virusi që nga dita e parë”, tha Andrew Cuomo në një konferencë për shtyp.

“Ne e nënvlerësuam këtë virus. Është më i fuqishëm, më i rrezikshëm nga sa prisnim”, theksoi ai.

Rastet me COVID-19 u rritën në 75 795 në Nju Jork, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me rreth 30 % brenda natës, në 1 550.

Guvernatori tha se sistemi i kujdesit shëndetësor po luftonte një luftë të patrajtuar kurrë më parë dhe se mjekët e infermierët po përballeshin me një stres të jashtëzakonshëm fizik dhe emocional.

Në SHBA ka pasur më shumë se 3 400 vdekje dhe rreth 165 900 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.