Rimëkëmbja nga Koronavirusi/ Zvicra dhe Franca kredi në ndihmë të biznesit. 500 mijë $, 0% interes…

0
75

Shtetet europiane janë duke menduar sesi të ndihmojnë bizneset që të mund të rimarrin veten, pas Koronavirusit.

Njëra prej tyre është edhe Zvicra, e cila ka nisur kreditimin e bizneseve, kryesisht atyre të vogla dhe të mesme.

Deri tani, sipas mediave vendase, janë dhënë 500 milionë euro kredi me procedura të përshpejtuara.

Rreth 20 miliardë dollarë kredi janë dhënë me 0.5% interes, të siguruara nga shteti, ndërkohë, kreditë me vlerë deri në 500 mijë dollarë do të kenë 0% interes.

Sipas Credit Suisse janë rreth 2770 aplikime në ditë. Ndërsa sipas UBS, deri tani janë bërë 3 mijë aplikime.

Edhe Franca ka ndarë 300 miliardë dollarë kredi në dispozicion të biznesit të madh, por edhe të ndërmarrjeve të mesme e të vogla.

Kreditë nëpërmjet Bankës së Investimeve Publike BPI Francë janë me interesa 0.25% .

Nga ana tjetër, edhe Kosova ka miratuar një paketë rreth 200 milionë euro në ndihmë të bizneseve dhe jo vetëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë vijon ende të kërcënojë se kush nuk paguan energjinë, ujin, tatimet dhe sigurimet do të penalizohet.

Pak ditë më parë,  Shoqata e Biznesit të Vogël i është drejtuar me një kërkesë me 12 pika qeverisë, edhe pse kjo e fundit ka miratuar një paketë ndihmë për këtë biznes.

Shoqata kërkon ndër të tjera shlyerjen e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale nga qeveria.

Gjithashtu në kërkesën e biznesit të vogël dhe të mesëm kërkohet të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal, të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

Kërkesa e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm:

Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COVID- 19.

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomke.
2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.
3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve .
4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.
6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.
8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.
9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.
10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.
11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.
12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.
Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here