Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri/ Bojken Abazi: Pse hesht për grushtin e shtetit në Kosovë?

0
118

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranës, Bojken Abazi, është shprehur se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të flasë rreth grushtit të shtetit që po ndodh në Kosovë. Në një status në rrjetet sociale, Abazi shkruan se kanë folur diplomatë nga shumë shtete, por Rama ka heshtur.

“KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”- shkruan Abazi.

Së fundmi në Kosovë ka rënë qeveria e kryesuar nga Albin Kurti, lideri i Vetëvendosje pas 51 ditësh mandatimi. Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here