Princi Harry dhe Meghan duhet të paguajnë vetë për sigurinë e tyre, Donald Trump s’do do të paguajë asnjë qindarkë…

0
77

Presidenti Donald Trump tha se Princi Harry dhe Meghan duhet të paguajnë vetë për sigurinë e tyre tani që kanë vendosur të jetojnë në Los Angeles së bashku me të voglin Archie.

Më anë të një mesazhi në Twiter ditën e diel Trump tha:’Jam mik dhe admirues i Mbretëreshës dhe Britanisë së Madhe. U raportua se Harry dhe Meghan, të cilët lanë Britaninë, do të banonin në Kanada. Tani ata kanë lënë Kanadanë për Shtetet e Bashkuara tw Amerikws. Megjithatë, Amerika nuk do të paguajë për sigurinë e tyre. Ata duhet të paguajnë vetë!’

Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre 10 muajsh Archie kanë lënë Kanadanë për t’u transferuar në Los Angeles këtë javë dhe , me sa duket, tani kanë vendosur të jetojnë në LA.

Trump tha se çifti nuk mund të ketë mbrojtje diplomatike të financuar nga SHBA-të, sepse Harry nuk klasifikohet më si një ‘person i mbrojtur ndërkombëtar’ kur të përfundojë fazën përfundimtare të Megxit javën e ardhshme. Policia Britanike është akoma përgjegjëse për sigurinë e tyre dhe kuptohet që do të sigurojë akoma mbrojtjen e tyre në SHBA.

Trump
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here