Albana Fico nuk jep sinjale pozitive: Nuk dihet kur mbaron kjo situatë…

0
119

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ka bërë me dije se ndonëse numri i personave të konfirmuar si mbartës të covid-19 është me një rritje konstante po thekson se nuk ka vend për entuziazëm. Sipas Ficos, duhet të jemi gjithmonë alert pasi ende nuk dihet sa do të zgjasë e gjithë kjo situatë.

Vijojmë njësoj kontrollin e njerëzve të dyshuar, apo dhe ata që kanë pasur kontakt me njerëz që vijnë nga jashtë… Është e vërtetë ajo që thoni se kemi një trend drejt numrit 11 të të konfirmuarve në ditë. Megjithatë nuk është koha për tu treguar entuziast, por për të qenë alert, për të parë situate. Rigoriziteti i autoriteteve policore, dhe jo vetëm, është shumë i rëndësishëm.Është një rrugë e gjatë për nga sforcoja, por si periudhë kohore nuk e vendos kush, që psh 10 ditë prej sot do t’i kthehemi jetës normale…,”-tha Fico

Përsa i përketë masave të ndërmarra, dhe ashpërsisë së tyre në ditët në vazhdim, Fico u shpreh së gjithçka bëhet që të mbrohen qytetarët pasi asnjë nuk është imun nga pandemia.“Çështja e marrjes së masave nuk i takon një personi. Ka një komunitet këshillues pranë ministrisë së shëndetsisë që vlerëson ditë pas dite çfarë ndodh me numrin e personave të infektuar. Pas 14 ditësh rastet ritestohen. Sjellja e qytytetarëve merret në konsideratë. Është shumë e vështirë të projektosh lart. Këto masa të ndërmarra, janë gjithashtu në vende të cilat kanë ndjekur të njëjtin protokoll… Apelohen gjatë gjithë kohës. Është e mirë të mirëkuptohemi nga të gjitha palët. Kjo është në të mirë të të gjithëve, pasi asnjë nuk është imun nga covid-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here