80-vjeçarja nga Durrësi mposht koronavirusin, shërohet nënë Haxhireja…

0
132

Nënë Haxhireja nga Durrësi është pacientja më e vjetër që është shëruar nga koronavirusi në vendin tonë, lajm të cilin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“LAJM I MIRË??

Shërohet Nënë Haxhireja?, 80 vjeç, nga Durrësi.

Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv #QSUT në luftë me ?Covid19?”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar më shumë se 40, ndërkohë që nga dje është vënë në funksion si spital Covid 2 dhe Sanatoriumi, pasi kapacitetet e infektivit po mbushen, ku gjenden të shtrur tani rreth 80 persona.

Në total në vendin tonë janë zbuluar 212 raste pozitive me Covid 19, 10 prej të cilave kanë rezultuar fatale me humbje jete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here