212 të infektuar me koronavirus, 80-vjeçarja e infektuar fiton betejën me virusin…

0
111

212 të infektuar dhe dhjetë viktima, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri.

Katër pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, në spitalin Infektiv, pasi janë në intubim. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të shëruarve ka shkuar në dyzetë, ndërsa harta e virusit është zgjeruar, pasi rezulton një person i infektuar edhe në Mirditë.

Ministrja, Ogerta Manastirliu deklaroi dje se spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend, në të cilin është realizuar edhe një ndërhyrje kirurgjikale, tek një paciente e infektuar.

Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, pasi një 80-vjeçare ka fituar betejën me COVID-19.
Mjekët dhe qeveria bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Nga sot, hyn në fuqi masa e re, që çdo qytetar për të bërë pazar një orë në ditë, duhet të njoftojë autoritetet 24 orë para për të marrë leje. Po kështu, lejohet që të dalë për të bërë pazar vetëm një familjar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here