U infektua me koronavirus, ndërron jetë aktori i njohur amerikan

0
111

Mark Blum aktor i njohur amerikan ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin pasi ishte infektuar me koronavirus.

Ka qenë Madonna ajo e cila ka dhënë lajmin e trishtë pasi ka shprehur ngushëllimet për kolegun, me të cilin ka luajtur në filmin e vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, pas vdekjes së tij.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane e kujtoi Blum, i cili vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, si një njeri “të dashur dhe profesional”.

“Zemra ime është me të, familjen e tij dhe të dashurit e tij,” shkroi ajo.

Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.

Image

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here