Shkoi të ndihmonte Italinë, flet infermieri: Vijnë helikopterë me të infektuar, nuk numërohen…

0
101

Në një interviste për Fax News nga Italia, ka folur njëri nga infermierët që ditën e djeshme u nis drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor atje në luftën përballë koronavirusit.

Korab Gjana tha se, ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai më tej pohoi se, ka pafund ambulanca dhe helikopterë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias.

“Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca, nesër do fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”, tha Gjana.

Shqipëria ka nisur dje 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre në përballimin e situatës që po kalon Italia me përhapjen e koronavirusit ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10 000 persona ndër to edhe disa mjekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here