Ish-drejtorja e OBSH: Bota tregoi mungesë gatishmërie, edhe pse u paralajmërua për pandeminë

0
76

Ish-drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Harlem Brundtland, duke folur në Radio 4 në BBC, thotë se bota ishte në mungesë gatishmërie për një pandemi globale, edhe pse ishte paralajmëruar.

Brundtland, e cila ishte edhe kryeministrja e parë femër e Norvegjisë, është bashkë-kryetare e Bordit të Monitorimit Global të Përgatitjes së OBSH-së dhe Bankës Botërore, e cila publikoi një raport në shtator 2019 ku paralajmërohej një “pandemi shumë vdekjeprurëse”.

“Ajo që ne po përballemi tani është një katastrofë e paralajmëruar,” tha ajo.

“Ne pamë boshllëqe të mëdha alarmante në gatishmërinë e botës dhe gjetëm prova bindëse të një kërcënimi shumë të real“.

“Nuk është vonë, por ne duhet të merremi me faktin se ne jemi tashmë përballë saj, që do të thotë të vendoset theksi në mobilizimin e fondeve dhe (vendosjen) e vëmendjes për marrjen e pajisjeve që janë të nevojshme“, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here