Covid 19 ka një gjysëm viti që bredh anekënd botës/ Flet Shano: Numri i të prekurve 100 herë më i lartë se ai që raportohet

0
97

Eksperti i Ekonomisë, Dritan Shano, është shprehur se koronavirusi në botë mund të ketë gjysëm viti që është përhapur dhe pse kohët e fundit është vënë re.

Shano përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se numri i njerëzve të prekur-të shëruar prej tij në botë eshtë 100 herë më i lartë nga numrat që raportohen.

Ndër të tjera ai shkruan se është i ndërgjegjshëm për rolin e mjekësisë në përballjen me viruset, por jam edhe i ndërgjegjshem se shpikja e WC ka shpëtuar më shumë jetë sesa të gjitha medikamentet e marra së bashku.

Postimi i plotë:

Sot është e djelë, është dita e Zotit, dhe unë do ngre një gotë për të gjithë ata që janë shëruar nga Covid-19 pa ndërmjetësinë e qeverive.

Mendoj se Covid 19 ka një gjysëm viti që bredh anekënd botës. Për shkak se përshkruhet si asimptomatik, mendoj edhe se numri i njerëzve të prekur-të shëruar prej tij në botë eshtë 100 herë më i lartë nga numrat që raportohen. Po ky numër, mendoj se është 100 më i lartë sesa i atyre që kanë humbur jetën PREJ Covid-19. Sepse, edhe pse nuk përbën lajm, të vdesësh ME Covid, është shumë e ndryshme sesa të vdesësh PREJ Covid!

Deri ditën kur njerëzimi do shuhet dhe do bëhet ndoshta android, Trupi i Njerëzimit do vazhdojë të veprojë më shpejt se qeveritë në betejat që zhvillon me milionat e vriusëve që jetojnë brenda dhe në sipërfaqe të tij. E bën këtë prej 3000 shekujsh, duke krijuar antikorpet, dhe duke e bërë çdo virus thjesht të bezdisshëm, por të parrezikshëm.

Ndonjëri mund të më kujtojë penicilinën, apo të tjera vaksina e ilaçe. Jam i ndërgjegjshëm për to, për rolin e mjekësisë në përballjen me viruset, por jam edhe i ndërgjegjshem se shpikja e WC ka shpëtuar më shumë jetë sesa të gjitha medikamentet e marra së bashku.

Sado e mirëpritur nga të gjithë, sidomos nga qurrashët që ndoshta duan ta shërojnë edhe kancerin me paracetamol, çdo tentativë e qeverive për të konkurruar me trupin e njerëzimit në garën e mbijetesës duke e izoluar atë dhe duke i pamundësuar përballjen me virusin, është e padobishme.

Në këtë garë, 2 hapa pasi ajo të ketë filluar trupi i njerëzimit do ishte duke garuar për mbijetesën e njeriut, ndërsa qeveritë do ishin duke garuar për mbijetesën e sistemit.

Kjo garë do kishte pamjen sikur të vije Usain Bolt të garonte me mua në 400 metërsh. Unë, qesharak, si kofini pas të vjelit, dikur, do arrija në finish për të shpëtuar fytyrën, ndërsa Bolt do ishte duke u bërë gati për virusin tjetër… më falni garën tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here