Qeveria asnjë masë nga 10 marsi në 1 prill

0
154

 

Basha thotë se akti normativ nga 10 marsi deri në 1 prill nuk parashikon asnjë masë dhe zbatimi i tij do të bëhet pas 1 prillit.

Teksa mijëra familje kanë mbetur pa punë për shkak të shtetrrethimit, Basha ngre pyetjen se me se do të mbahen këta qytetarë nëse shteti nuk i subvencionon.

Basha thekson se në këtë kohë kur betoni nuk është prioritet qeveria paguan 5 veta që marrin dhjetëra milionë euro, në një kohë kur prioritet është ekonomia, shëndetësia, mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente dhe me te ardhura.

“Çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se i shtrinë efektet nga 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra, mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here