Kurti zbardh dy takimet me Grenell: Për tu përshëndetur deklarimi kundër planeve për shkëmbim territorial

0
125

Kryeministri ne fuqi i Kkosoves Albin Kurti, ka reaguar nepermjet nje shkrimi ne Facebook, nga ku zbardh dhe sqaron takimet qe ka pasur me ambasadorin amerikan Richard Grenell.

Postimi i plote:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

 

Grenell e përsërit: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve, për mua nuk është opsion i mirë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here