Rrëzimi i qeverisë në Kosovë, BE: Udhëheqësit të përqëndrohen te kriza e koronavirusit…

0
121

Bashkimi Europian ka reaguar menjëherë pas votimit në Kuvendin e Kosovës të mocionit të mosbesimit të nisur nga LDK, i cili çoi në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Përmes zëdhënëses Ana Pisonero, Kosova tashëm është vendosur në një situatë të vështirë në një kohë kur bota është përfshirë nga kriza e koronavirusit.

“Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës e ka vënë atë në situatë të vështirë në kohën e krizës së pashembullt të shkaktuar nga koronavirusi. Ajo që i duhet Kosovës është qëndrueshmëria dhe përqendrimi i përpjekjeve për të trajtuar krizën me koronavirusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”,  shkruan zëdhënësja e BE, Pisonero.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here