“Mungojnë mjetet”, Ademi: Në Spitalin e Pukës 7 veta personel mjekësor në karantinë, në Shkodër shumë pak testime

0
167

Në një lidhje me skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se në spitalin e Pukës ndërkohë janë 7 persona personel mjekësor që janë karantinuar.

Ademi: Disa mjekë, staf mjekësor, 7 prej tyre në spitalin e Pukës janë karantinuar, ndërkohë kanë filluar të bëhen analizat edhe për një staf tjetër mjekësor edhe në Shkodër. Fatmirësisht, nga analizat e djeshme, stafi mjekësor në urgjencën e Shkodrës, rezultuan negativë.

Por nga ana tjetër shqetësimi është shumë  i madh. Çdo staf mjekësor në çdo qendër shëndetësore nuk kanë mjetet e mjaftueshme.
Ka një numër shumë të vogël të testimeve në territorin e Shkodrës. E them këtë sepse mendoj se 30 veta për qarkun e Shkodrës janë. Janë 30 raste për të cilat janë bërë analiza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here