Standard.al

Mjeku i njohur: Nëse vazhdon ky trend me rastet e reja, do të jemi nga vendet më pak të dëmtuar nga kjo pandemi…

0

Për mjekun Edmond Stojku është detyra e gjithsecilit që të kujdeset për vete dhe për të tjerët në raport koronavirusin.

Në një lidhje me Skype në Ora Neës, Stojku tha se rritja deri më tani në Shqipëri e rasteve ka qenë e moderuar dhe sipas tij, nëse vazhdon kështu do të futemi te vendet që do të dëmtohet më pak nga pandemia.

Stojku: Në radhë të parë kemi për detyrë të mbrojmë veten dhe në radhë të dytë kemi për detyrë duhet të mbrojmë edhe të tjerët, qysh nga familja deri te shoqëria. Duhet të japim shembuj përgjegjshmërie, pasi përndryshe dëmi do të jetë shumë i madh. Unë shoh se shoqëria shqiptare ka reaguar shumë mirë. Është e vërtetë që do të ketë një rritje eksponenciale të rasteve, por kjo rritje deri tani e rasteve është e moderuar dhe nëse vazhdon ky trend ne do të futemi te vendet me më pak të dëmtuar nga kjo pandemi globale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.