Meta mesazh politikanëve të Kosovës: Të mos humbet asnjë minutë në përballje me COVID 19

0
145

Pas zhvillimeve me te fundit ne Kosove, ku qeveria e sapo zgjedhur e kryeministrit  Albin Kurti u rrezua nga Kuvendi, ka reaguar edhe Presidenti I Republikes Ilir Meta.

Meta shprehet se fokusi kryesor i politikanve duhet te jete lufta kunder covid-19 dhe jo ajo kunder-Kurtit

Mesazhi i plote:

 

Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës. Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim. Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here