KLP zyrtarizon shkarkimin e njërit prej anëtarëve të saj, i jep detyrën e re Arta Markut

0
88

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar se ka miratuar shtatë projekt-akte, përkatësisht, gjashtë caktime të përkohshme dhe një vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

KLP, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme si vijon në lidhje me emërimet për 6 prokurorë në gjithë Shqipërinë ku përfshihen edhe emri i Arta Markut.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të udhëzimeve të qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të skaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekt-akte, Përkatësisht, gjashtë caktime të përkohëshme dhe nje vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur nё nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe në Rregulloren “Pёr caktimin e përkohshëm tё prokurorëve” miratuar me Vendimin nr. 64, datë 15.04.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e ndryshuar, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme si vijon;

Z. Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, përkohësisht nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.
Z. Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Z. Ajazi do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, përkohësisht nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.

Znj. Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Znj. Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020

Znj. Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.

Znj.Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, bazuar në nenin 149/b, pika 1, gërma d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 ”Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr. 115/2016 ”Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, pasi u njoh me vendimin nr.04 datë 12.03.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Kujtojmë se të gjitha vendimet e marra i janë prezantuar paraprakisht të gjithë anëtarëve përmes rrugëve elektronike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here