Standard.al

COVID-19, në total 471.821 të infektuar! Sërish raste të reja në Kinë

0

Në një kohë kur pandemia e COVID-19, shifrat çdo ditë ndryshojnë. Kështu, nga të dhënat e OBSH-së, në nivel global, shifra e personave të prekur nga ky virus vdekjeprurës ka shkuar në 471.821 persona. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur 68.489 dhe numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 1032, ndërkohë në Kinë raportohet se brenda 24 orëve ka pasur 67 raste të reja si dhe 6 persona që kanë humbur jetën.

Sakaq, në Italia mësohet se 74.386 persona janë prekur, ndërsa 7.503 janë viktima. Një numër të lartë të prekurish ka dhe në Spanjë, vendi i dytë pas Italisë më i goditur në Europë, me 49515 të prekur. Po ashtu në Gjermani ka 37.323 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa në Francë 25.233.

Dramatike paraqitet situata dhe në Britaninë e Madhe ku ka 9.529 të prekur, ndërsa në Holandë ka 6.412 raste. OBSH bën me dije se numri i të prekurve në Turqi ka shkuar në 2.433, në Greqi 821, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut 177 si dhe në Mal të Zi 53 të prekur. Aktualisht në vendin tonë raportohet për 146 persona të prekur, ndërsa në Kosovë 71.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.