Standard.al

COVID-19 në Shqipëri/ Katër të mitur mes personave të prekur nga pandemia, ja gjendja e tyre

0

Ka shkuar në 174, numri i personave të prekur në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se mes tyre janë 4 fëmijë që kanë qenë në kontakt me persona të prekur, gjendja e të cilëve është e mirë.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Eugena Tomini nga Task Forca.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi intensive, 2 janë te intubuar

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.