Standard.al

51-vjeçari filmon dhe tregon sesi është të kesh virusin vdekjeprurës…

0

Pandemia e Covid-19 ka gjunjëzuar botën. Kur Europa është pothuajse e izoluar dhe njerëzit po qëndrojnë në shtëpi, një 51-vjeçar që mezi merr frymë, flet për virusin që ka frikësuar botën. Andy Hardwick s’e mban dot kokën drejt në videon që është parë dhe shpërndarë nga mijëra njerëz. 51-vjeçari thotë se ishte i shëndetshëm dhe shkonte në palestër, kjo të paktën tre herë në javë. Covid-19 e rëndoi shumë. Miqtë dhe familjarët e nxitën të bëjë një video për t’u treguar të tjerëve sa serioze është sëmundja.

“Më dhemb shpina, kurrizi, qafa. Nuk dua të flas, më merret fryma nëse lëviz dhe nuk dua të ngre kokën nga jastëku”. 51-vjeçari është shtrirë dhe flet me hope, teksa stërmundohet për të mbajtur sytë hapur. “Të kap me valë, herë pas here ndihem mirë, pastaj kthehet sërish. Është dhimbje e tmerrshme. S’kam përjetuar kurrë diçka të tillë. S’do t’ia uroja as hasmit”.

Nga ana tjetër, Hardwick, babai i dy fëmijëve nga Essex, thekson se simptoma e parë që përjetoi ishte një kollë shumë e thatë. Disa orë më vonë u zgjua me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje. “Djersija, por kisha ftohtë. S’zija dot ngrohtë dhe kisha etje të pashuar”. Paracetamoli e ndihmoi me temperaturën, por pompa e astmës nuk pati efekt në frymëmarrje. “Nëse dua të qesh, përpiqem ta mbaj sepse është shumë e dhimbshme”. Të mërkurën në mëngjes, Andy u zgjua më mirë dhe mund të merrte frymë më lehtësisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.