Standard.al

Ndeshja Atalanta-Valencia me 19 shkurt ishte ‘bomba’ që infektoi krejt qytetin që po vdes

0

Në Itali kanë filluar analizat se si e nga erdhi korona që mbolli vdekjen në këtë qytet..

Kryetari i Bergamos është i bindur se ndeshja e parë e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, e luajtur mes Atalantës dhe Valencias në ‘San Siro’ më 19 shkurt, shkaktoi një përhapje masive të Koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

“Ajo ndeshje ishte një bombë biologjike që shpërtheu në stadium dhe tani po vret qytetin tonë”, ka deklaruar Giorgio Gori.

“Ne nuk dinim akoma se çfarë po ndodhte, sepse ndeshja ishte më 19 shkurt dhe pacienti i parë në Itali u regjistrua katër ditë më vonë, në Lombardi. Kjo do të thotë se virusi tashmë ka qarkulluar dhe 40 mijë njerëz ishin në stadium atë natë”, shton ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.