“Ik në shtëpi, mos e zgjat!” Rama zbret në terren dhe i jep “ultimatum” të moshuarës

0
149

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot vetë në terren për monitoruar situatën.

Por, teksa po ecte, kreu i qeverisë ka debatuar me një të moshuar që kishte dalë në rrugë.

Rama i ka bërë thirrje që të qëndrojë në shtëpi në këtë periudhë të vështirë, pasi mosha e tretë është më e rrezikuar.

Gjatë këtij monitorimi, kryeministri shoqërohej nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Siç duket edhe nga pamjet, Rama lëviz duar e këmbë duke sqaruar të moshuarën, ndërkohë që jo vetëm ai por edhe ekspertët e fushës kanë bërë thirrje që të gjithë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin pasi janë grup-mosha më e rrezikuar.

“A ka mundësi të ikni në shtëpi, mos e zgjat!”, mësohet se i ka thënë Rama të moshuarës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here