Ekspertja flet për Hantavirusin: Ju lutem mos bëni panik, nuk është virus i ri…Mjafton të mos hani

0
130

Një pasagjer që kishte vdekur brenda një autobusi në Kinë, kishte rezultuar pozitiv të një virusi krejt tjetër nga COVID-19, një shumë më i rrezikshëm që shpesh prodhon simptoma të ngjashme, raporton New York Post.

Viktima e paidentifikuar nga provinca kineze Yunnan, ndërroi jetë derisa po udhëtonte me autobus rrugës për në punë në provincën Shandong, transmeton Telegrafi.

“Ai ka rezultuar pozitiv në testin Hantavirus. 32 personat e tjerë që ishin në autobus, edhe atyre u është bërë testi”, thuhet në një komunikatë.

Menjëherë filloi një gjendje kaotike të krijohet në kohën kur COVID-19 tashmë ka ngritur në këmbë botën. Megjithatë ky virus ka origjinën në Azi, dhe ka ngjallur panik tek njerëzit në veçanti te përdoruesit e mediave sociale.

Por, ekspertët kanë reaguar menjëherë duke thënë se nuk bëhet fjalë për një virus të ri, dhe nuk përhapjet nga një njeri tek tjetri.

“Hantavirusi ishte zbuluar në vitet e 50-ta gjatë luftës amerikano-koreane në Kore (lumin Hantan). Ai përhapet nga minjtë (brejtësit) dhe atë vetëm nëse njeriu bie në kontakt me jashtëqitjen e këtyre minjve të infektuar. Bartja e virusit nga një njeri te tjetri është e pamundur, apo më mirë thënë shumë e rrallë”, ka deklaruar shkencëtari suedez Dr. Sumaiya Shaikh.

“Ju lutem mos bëni panik, përveç nëse hani minj”, ka shtuar shkencëtari Shaikh.

Në anën tjetër Qendra amerikane për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve, ka bërë të ditur se Hantavirusi është shumë i rrallë – po përqindja e vdekjeve nga ky virus arrin deri në 38 për qind.

Simptomat mund të zgjasin deri në tetë javë “pas ekspozimit të urinës, jashtëqitjes së brejtësve të infektuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here