Dalin pamjet kur tërmeti shemb Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, veprimi i këtyre maceve para lëkundjes po çudit botën

0
115

Tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti tronditën Kroacinë, fundjavën që lamë pas, ku më i forti ishte në Zagreb me magnitudë 5.3 të shkallës rihter.

Në një video të bërë virale, tregohet momenti kur Fakulteti i Mjekësisë në Zagreb pëson disa shembje, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

Mirëpo, ajo që tërheq vëmendje, janë disa mace që shëtisnin përreth godinës, të cilat pak sekonda para se lëkundjet të nisnin, janë larguar me shpejtësi të madhe.

Përveç dëmeve materiale të paktën 17 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti në Kroaci, ndërsa një 15 vjeçare është në gjendje të rëndë dhe mjekët po luftojnë që ta mbajnë në jetë, shkruajnë mediat e huaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here