Biznesi i dërgon 12 propozime qeverisë: Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife nga pushteti lokal

0
107

Shoqata e Biznesit të Vogel dhe të Mesëm i ka dërguar qeverisë një kërkesë me 12 pika, si masa për lehtësimin e dëmit financiar deri në mbylljen e pandemisë.

Ndër të tjera, biznesi kërkon nga qeveria që të shlyejë pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale dhe të paguhet pagesa e plotë e punonjësve. Një tjetër kërkesë është pagesa e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.

Kerkesat e biznesit te vogel dhe te mesem

1- Qeveria te shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.
2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të biznesit ndaj qeverisë.
3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.
4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.
5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.
6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore.
8- Të kompensohet e plotë pagesa e qerase dhe tatimit në burim e qiradhënësit .
9- Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve.
10- Te kreditohet biznesi me Garanci te Qeverise me fitime 1-3 % .
11- Banka e Shqiperise te injektoje likujditet ne treg per te ulur efektin e krizes.
12. Këto masa te merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal .
Çdo vonese e mos relizimit te kerkesave tona
do te jete me kosto te pa llogaritur per bisnesin por edhe per ekonomine shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here