Standard.al

Tirana ‘mbulohet’ nga plehrat, Veliaj fajëson qytetarët: Po blini sikur është Vit i Ri

0

Situata e koronavirusit ka ndergjegjesuar njerëzit për mjedisin dhe pastërtinë.

Por fotot që po qarkullojnë në median sociale orët e fundit janë shqetësuese.

Tirana duket e mbushur me plehrat. Koshat janë plot dhe shqetësimi mbetet i lartë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë koshat po pastrohen nga pesë herë në ditë. Megjithatë ai e gjeti fajtorin, kur tha se qytetarët po blejnë shumë, njësoj si për Vitin e Ri.

Më rezulton nga të gjithë kolegët e mi në Europë se kemi frekuencë pastrimi më shumë se kushdo tjetër. Ndoshta edhe pak për mentalitetin tonë. Mbani mend atë shprehjen e famshme: të na gjejë Viti i Ri plot. Ne po sillemi çdo ditë sikur është Vit i Ri. Pra, radhë dje tek tregu ushqimor, radhë prapë sot, pra po e trajtojmë cdo ditë si Vit i Ri në një sens blerje të pajustifikueshme që prodhon të gjitha këto mbetje. Janë katër mijë pika. Do të thotë që sa të bëjë xhiron një makinë në bllok, është mbushur menjëherë pika që sapo pastruam. Askush të mos habitet,” tha Veliaj për News24.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.