Të mos humbasim historinë e Tiranës…

0
415

Tek Toptanasit në dhomën e Justin Godart

 

Nga Frederik Stamati

 

Kjo është dhoma, ( në banesën e Toptanasve ), ku në vitin 1923 ka banuar miku i Shqipërisë, Justin Godard.

Ai e përmend në librin e kujtimeve të tij, se si shikonte që nga dritarja tregun, qytetin, etj.

Në atë kohë Justin Godardi solli me lejen e kryeministrit francez Klemanso, flamurin që kishte përdorur Themistokli Germenji kur shpalli Krahinën autonome të Korccës dhe që komandanti francez Dekoen, e kishte marrë me vete në marrëveshje me parinë e Korccës, për ta kthyer kur në Shqipëri të kishte një muze, ku do të mund të ekspozohej flamuri.

Viske Babatasi, drejtori i Muzeut Kombëtar, që e dinte këtë marrëveshje, u lidh me korrespondencë me Dekoen, që tashmë ishte bërë gjeneral i kavalerisë algjeriane. Dekoen e bisedoi me Klemanson dhe u ra dakord që flamurin ta sillte Justin Godart. Dhe ai e solli. Ditën që bëhej përurimi i Muzeut Kombëtar, Justin Godart e hodhi flamurin krahëve dhe se bashku me Pandeli Evangjelin ecën rrugëve në këmbë dhe e vendosën flamurin në muze.

Kjo shtëpi do të restaurohet dhe do të bëhet Muzeu etnografik. Shpreh mendimin që kjo dhomë të quhet “Dhoma Justin Godard”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here