Veliaj fal taksën e hapësirës publike për bizneset/ Bozdo: Të tallesh në kohë fatkeqësie

0
95

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit.

Ky është premtimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili, në një intervistë televizive është shprehur se, të gjithë ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor.

Por për anëtarin e Kryesisë së PD, Eno Bozdo, një vendim i tillë është në tallje në kohë fatkeqësie.

“Është fatkeqësi të tallesh me ata që janë në vështirësi. E kam fjalën për E. Veliaj i cili ka vendosur tu falë bizneseve të Tiranës taksën e zënies së hapsirës publike.

Është tallje e pastër në kushtet kur bizneset kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre. Sepse atyre do tu duhet të paguajnë ndërkaq tatim fitimin, taksën e tabelës, taksën e pastrimit, etj… Pra, duhet të paguajnë pavarësisht se nuk punojnë qoftë edhe 1 orë prej 2 javësh.

Por Veliajt i duhet vetëm publiciteti, se për bizneset as ia ndjen fare në këtë kohë. Nuk mjaftoka pra kaosi i qeverisë së Ramës që vetëm premton po nuk ka ndërmend ta fusë dorën në xhep pavarësisht kërkesave të Opozitës, por tani biznesit i duhet edhe të durojë talljen e Veliajt”, shkruan Bozdo në reagimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here