Meta flet për takimin me Yuri Kim: Ndihma e tyre nuk na ka munguar, në çdo kohë

0
113

Situata alarmante me koronavirusin duket se i ka sheshuar përplasjet mes presidentit dhe qeverisë. Ilir Meta deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se ka patur komunikim me qeverinë për të gjithë hapat e ndërmarrë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Rëndësi ka që qeveria doli me një plan masash për ekonominë. Edhe opozita është treguar e përgjegjshme. Qeveria ka implementuar disa propozime të qeverisë. Unë shoh se po punohet për një interes të përbashkët”, tha Ilir Meta

Presidenti zbardhi edhe takimin që pati sot me ambasadoren  e SHBA, Yuri Kim.

“Është një takim normal në kuadër të takimeve të vazhdueshme që bëjmë. Ndihma e tyre nuk na ka munguar, në çdo kohë. Biseduam edhe për koronavirusin. Është momenti që të ndihmojmë më shumë veten”, tha Meta.

Meta tha se Shqipëria i ka përgjegjësitë dhe kapacitetet për të përballuar koronavirusin.

“Shqipëria i ka përgjegjësitë dhe kapacitetet për të përballuar koronavirusin. Të bëhen më shumë testime, për kontaktet e të konfirmuarve pozitiv. Të mos nënvletësohet”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here