“Kryeministri të flas më pak, të lërë specialistët”, Lubonja komenton situatën: Oraret për daljen e qytetarëve jo produktive, duhet shpërndarje më e gjerë

0
100

Analisti Fatos Lubonja në një bisedë ‘live’ për News24, Lubonja tha se një shtrirje më e gjerë e orarit për lëvizjen e qytetarëve, do të ishte më mirë për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ndërkohë ai kërkoi që politikanët të flasin më pak dhe tua lënë vendin specialistëve.

“Mua më bëri përshtypje se thatë deklaratat, komunikimet e zotit Rama dhe opozita. Në këtë situatë është shumë më mirë të kemi shumë më tepër komunikime nga specialistët, njohësit, ndjekësit e situatës në terren dhe frontet e ndryshme të kësaj përballjeje me virusin. Nga çfarë shoh në Itali nuk del kryeministri të bëjë komunikime por specialistët.

Të gjithë mendojnë se këtë urdhër e ka dhënë Rama që të zgjohemi në 5 të mëngjesit. Unë veç në burg jam çuar në 5. Mua më duket jo produktive. Do isha për një shpërndarje më të gjerë. Mbajtje më gjatë hapur të dyqaneve. Ndoshta dhe ai me dy orare kishte problemet e veta. Më gjatë hapur dhe njerëzit të kenë ndërgjegje, t’i bëhet thirrje ndërgjegjes. Një shëprndarje e tillë do ishte më produktive dhe më e lehtë për njerëzit për t’u përballuar, sepse njeriu del në orën që i vjen për të dalë.

Njerëzit në botë por edhe këtu kanë dhe kafshët. Qenit nuk ia përcakton dot orarin. Them se kjo është e ekzagjeruar, aq më tepër që situata tek ne për momentin duket që është nën kontroll”, deklaroi Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here