Basha: Të ndërpritet çdo koncension, çdo PPP që s’ka rëndësi jetike, gjithçka për shëndetësinë, qytetarët

0
113

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë thirrje për ndërprerjen e çdo koncesioni, PPP, apo kontrate që nuk ka rëndë jetike për shqiptarët.

Duke folur për ABCNews, Basha është shprehur se gjithçka duhet të shkojë për shëndetësinë, qytetarët dhe vendet e punës.

Pyetje: Mendoni se anullimi I konçesionit te Check-Up do të jetë një ndihmesë për buxhetin e shtetit?

Lulzim Basha: Padiskutim. Shiko këtu edhe njëherë dua t’I iki pozicionimit klasik të përditshëm të debatit politik. Dhe njëherë dua ta theksoj se të gjitha propozimet tona kanë të bëjnë me një situatë, me një gjendje me të vërtetë të jashtëzakonshme. Kanë të bëjnë me jetën, me shëndetin e çdo shqiptari , me gjithsecilin. Askush nuk është imun, askush nuk është imun. Shikoni ditë për ditë, orë për orë po shikoni lajme edhe të figurave botërore të prekura apo të infektuara nga koronavirusi. Fatkeqësisht, disa prej tyre të ndarë edhe nga jeta. Këtu bëhet fjalë pra për një luftë shumë më të madhe sesa lufta politike dhe në këtë kuadër nuk kam absolutisht asnjë synim t’I atribuoj as opozitës, as vetes merita. Po bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka për shëndetin për sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Ndaj e mirëpres lajmin që sapo me dhatë që ka ngrirë një nga konçensionet dhe e përsëris kërkesën të ngrihen të gjitha konçensionet me përjashtim të hemodializës , I cili është një shërbim jetik për njerëzit që kanë nevojë për këtë trajtim. Të gjitha konçensionet e tjera duhen së paku të pezullohen menjëherë. Gjendja e jashtëzakonshme ua jep këtë mundësi autoriteteve shtetërore. Por jo vetëm këto, çdo kontratë, çdo koncension, çdo PPP, çdo kontratë, absolutisht çdo kontratë shtetërore duhet të pezullohet me përjashtim të atyre që janë I një rëndësie jetike për shqiptarët. Dhe këtu e kam fjalën për ndaljen e çdo transferte të parave të taksapaguesve nga thesari I shtetit tek kontraktorët e qeverisë shqiptare kushdo qofshin ata të paragjykuar apo të paparagjykuar dhe çuarjen etë gjithë këtyre parave në një drejtim të vetëm: menaxhimin e kësaj krize në të tre komponentët e saj. Në komponentin e shëndetësisë dhe të shëndetit të qytetarëve, ne komponentin e ndihmës sociale për më të pamundurit që për fat të keq në vendin tonë përpëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë dhe atyre që goditen nga masat e marra për të ndaluar apo penguar përhapjen e virusit dhe së treti në paketën ekonomike për të cilën duhet vepruar pa hezitim, duhet vepruar shpejt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here