Macron kërcënon Boris Johnson: Nëse Britania nuk merr masa të rrepta…

0
107

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërcënuar Britaninë se nëse kjo e fundit nuk merr masa të ashpra ndaj koronavirusit atëhere Franca do t’i mbyllë kufirin.

Britania është vendi, i cili ka marrë më pak masa nga fuqitë e mëdhaja të prekura nga koronavirus.

Fillimisht Johnson nuk mori asnjë masë ndërkohë më vonë mori disa masa si mbyllja e lokaleve apo restoranteve si dhe anulimi i eventeve dhe aktiviteteve sportive.

Faktikisht Britania është në nivel ndërkombëtar e 10-ta më e prekur nga koronavirusi teksa shënon 234 viktima dhe 5 mijë të infektuar.

Sa i përket kërcënimit të Macron ishte një burim nga Pallati i Elysee që po citohet nga mediat e huaja.

“Ne duhej ta kërcënonim qartë atë që ta bënte të merrte fund”- citoi një zyrtar i Elyseesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here