Koronavirusi “prek” Vlorën, konfirmohen katër raste të reja…

0
113

Me sa duket koronavirusi në Shqipëri do vazhdojë të fusë nën kthetra më shumë viktima.

Janë konfirmuar katër raste me Covid -19 në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për katër anëtarë të një familje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç.

Dyshohet se katër anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri.

Më pas djali është larguar nga Shqipëria në datën 20 mars në Gjermani. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij në Vlorë.

Vlora i është shtuar kështu hartës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here